Zvërlevski nuk i komenton deklaratat e Zaevit, ja si përgjigjet duke ikur nga gazetari (VIDEO)

Një makinë policie ka bllokuar hyrjen kryesore të Këshillit të Prokurorëve Publikë në momentin që prokurori i përgjithshëm Marko Zvrlevski po futej në këtë institucion me një tjetër automjet të policisë. E gjitha kjo skenë për të shmangur kamerat dhe gazetarët që prisnin jashtë objektit.

Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvërlevski, ndaj të cilit ka nisur një procedurë për shkarkimin tij, u paraqit mëngjesin e sotëm në Këshillin e Prokurorëve, por nuk dihet nëse i njëjti institucion do të marrë një vendim të tillë sot, sepse vet Zvërlevski është edhe antar këshilli dhe nuk dihet nëse në gjë e tillë është futur në rend dite apo jo.

Ai nuk përgjigjet nëse do të dorëhiqet e as nuk i komenton deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev. /TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu