Zvicra i ka dhënë sonte leksion Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve. Zvicra fitoi 5 me 2 ndaj Belgjikës, duke u bërë lidere e Ligës së A, grupit 2, në Ligën e Kombeve.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim Haris Seferovis, që realizoi het-trik, e që mori notën maksimale 10, ndërsa pas tij, ishte Xherdan Shaqiri, 9.0, raporton “lajmi.net”.
Nga ana tjetër, dështimet e ndeshjes ishin, Thibaut Courtois, Thomas Meunier dhe Chaldi, që morën vlerësimin 5.7. Granit Xhaka pati një paraqitje solide, duke marr notën 6.8. Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve.











