Zyrtare: Akord me Realin, Milani i dhuron numrin 10 talentit spanjoll

Brahim Diaz do të vazhdojë të luajë me Milanin. Mesfushori ofensiv spanjoll, i cili erdhi shtatorin e kaluar në huazim nga Real Madrid, do të mbajë veshur fanellën e kuqezinjve edhe për dy vite të tjera.

21-vjeçari, i cili e mbylli sezonin me 7 gola në 39 ndeshje, do të qëndrojë në huazim edhe për dy sezone të tjera tek ekipi i Stefano Piolit.

Milani zyrtarizoi akordin me “Los Blancos” falë një komunikate zyrtare në Twitter, ndërsa Brahim Diaz do të veshë fanellën numër 10.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu