Chelsea ka kompletuar transferimin e Antonio Rudiger nga Roma.
Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar Chelsea ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit gjerman nga Roma, Antonio Rudiger.
Antonio Rudiger ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të bartë fanellën me numër 2.
Rudiger i ka kushtuar Chelseat 34 milionë euro, plus katër të tjera bonuse. /Express/