Zyrtare, ja kush u zgjodh goli më i mirë i botërorit “Rusi 2018” nga tifozët (VIDEO)

Goli i mbrojtësit të djathtë të Francës, Benjamin Pavardit, është votuar nga tifozët si foli më i mirë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
22-vjeçari e shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Francës 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit.

Goli i francezit i mposhti 17 gola tjera të shkëlqyera për ta fituar çmimin si goli më i mirë i zgjedhur nga tifozët.

Në një sondazh online, ku mbi 3 milionë përdorues të FIFA-s i hodhën votat e tyre, goli raketë me të jashtmen i Pavardit është votuar si goli i turneut.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu