Zyrtare: Ja me sa vota epërsi fitoi Hekuran Duka i BDI-së ndaj Arben Agollit të ASH-së në Dibër (FOTO)

Kandidati i Bashkimi Demokratik për Integrim Hekuran Duka fitoi në Komunën e Dibrës përballë kandidatit të Aleancës për Shqiptarët Arben Agolli në Dibër.

Pjesëmarrja në zgkedhje ishte 44.1% dhe me një diferencë mjaft të vogël prej 268 votash kandidati i BDI arritur fitore në Komunën e Dibrës. Rezultatet zyrtare nga numërimi i 100% të votave në Dibër tregojnë se Hekuran Duka ka marrë 4.095 vota ndërsa kundërshtari i tij Arben Agolli ka marrë 3.827 vota, shkruan InfoShqip.

Hekuran Duka gjatë fjalimit të tij pas shpalljes së rezultateve falenderoi të gjithë ato që e kanë votuar por edhe ato që nuk e kanë votuar dhe premtoi se do jetë kryetar i të gjithë dibranëve dhe se Dibrën do ta bëjnë një qytet më të mirë për të jetuar.

Poashtu Portali InfoShqip raporton se kandidati Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli, e ka pranuar humbjen dhe ja ka uruar personalisht fitoren kandidatit të BDI-së. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu