Zyrtare, konfirmohet trilogjia McGregor-Poirer në UFC-264

Trilogjia e betejave mes Conor McGregor dhe Dustin Poirer në UFC do të zhvillohet më 10 korrik dhe tashmë është zyrtare. UFC ka dalë me njoftim dhe dy luftëtarët e MMA do të bëhen gati për t’u ndeshur në Las Vegas.

McGregor kishte hedhur dyshime për zhvillimin e këtij dueli dy ditë më parë, kur Poirer e paralajmëronte se do ta mposhtë atë në raundin e katërt. Irlandezi shkruante: “Dueli nuk do të zhvillohet, meqë ra fjala. Unë do të luftoj me një tjetër më 10 korrik”.

McGregor dhe Poirer u përballen mes tyre vjet dhe luftëtari irlandez u mposht. Dustin u hakmor për humbjen e pësuar në vitin 2014 dhe të gjithë tani presin me padurim duelin e tretë mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu