Zyrtare: LSDM, BDI dhe LR-PDSH do të bashkëqeverisin, VMRO-DPMNE jashtë loje (VIDEO)

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela largon dilemat duke konfirmuar për TV21 se Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e koalicionit për reforma me LSDM. Ai thotë se do t’i jap mbështetje Zoran Zaevit për kryeministër të një qeverie reformatore.

“Vet fakti që ne kemi dhënë nënshkrimet që mandatar të bëhet Zoran Zaev, tregon që ne do të jemi pjesë e koalicionit për reformë. Aq më tepër që unë kam nisur një “Lëvizje për Reforma” shumë më herët se sa të shpallet koalicioni për reformë. Por kuptohet që finale kjo punë do të jetë në momentin kur do të diskutohet për krijimin e shumicës dhe në momentin kur do të diskutohet programi qeverisës”, tha Sela.

Koalicionimin me LSDM mbrëmë për herë të parë e zyrtarizoi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Nuk duhet shumë analizë e thelluar. Veç më ky koalicion funksionon mes BDI-së dhe LSDM-së, ne këmbejmë informacione për shumë gjëra”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se po pret presidentin Gjorgji Ivanov që të reflektoj në kërkesat e ndërkombëtarëve, dhe t’i jep mandatin partnerit të tij të ri të koalicionit Zoran Zaev, që së bashku të formojnë qeverinë.

Ndërsa Lëvizja BESA mbetet në qëndrimin se për pjesëmarrje në qeveri, mund të bisedojnë vetëm kur do të ketë mandatar dhe ofertë konkrete për bashkëqeverisje.

Se a ju humbën të gjitha shanset për formim të qeverisë Gruevskit me vendimin e Ahmetit dhe Selës për koalicionim me LSDM-në, nuk deshën të përgjigjen sot nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti vazhdojnë të qëndrojnë pas kërkesave të tyre për zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale dhe për dhënien e mandateve për Zaevin, nëse do të hiqte dorë nga platforma e partive shqiptare./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu