Zyrtare, në zyrën e Trump Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth të arriturave 2018 të institucionit të cilin e drejton ai.

Ndër të tjera, ai ka folur rreth politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Presim nënshkrimin e marrëveshjes finale në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve do t’i sjellë njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu