Real Madrid me një komunikatë nëpërmjet profilit të tyre zyrtar në Twitter ka sqaruar gjithçka për transferimin e Neymar Jr nga PSG.
Deklarata e Realit:
“Duke pasur parasysh informacionet e vazhdueshëm që lidh lojtarin e PSG – Neymar Jr me klubin tonë, Real Madrid CF dëshiron të sqarojë se nuk ka plane për të bërë ndonjë ofertë për lojtarin.
“Marrëdhëniet në mes të dy klubeve janë të jashtëzakonshme, kështu që, nëse Real Madrid e merr në konsideratë transferin e ndonjë lojtari të PSG, gjëja e parë që do të bënte është të shkonte në klubin e tij.
Tani me shumë mundësi Reali do të kërkoj Kylian Mbappe, Harry Kane ose Eden Hazard për të zëvendësimin e Ronaldos. /albeu.com/