Zyrtare: Woodward deponon dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Unitedit

Ed Woodward është larguar nga posti i shefit ekzekutiv të Manchester Unitedi pas tetë viteve të kaluara në këtë detyrë. Kjo si pasojë e mosmarrëveshjeve lidhur me formimin e Superligës Evropiane.

Manchester Evening News ka mësuar se ai mendonte të tërhiqej në fund të vitit 2021 pas finalizimit të ristrukturimit të klubit, megjithatë është tërhequr nga detyra pas problemeve të krijuara në futbollin evropian.

Lojtarët e Unitedit ishin njoftuar me vendimin e Woodward para se lajmi të dilte në media. Në njoftimin e Djajve të Kuq është thënë se shefi ekzekutiv e kishte planifikuar largimin në fund të vitit dhe tash vetëm sa e ka deponuar dorëheqjen.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar sa i përket Superligës Evropiane, pasi që disa nga klubet themeluese kanë vendosur të tërhiqen.

Woodward u bë shef ekzekutiv i Manchester Unitedit në vitin 2013 duke zënë vendin e David Gill dhe do të mbahet mend për epokën e pasuksesshme post-Sir Alex Ferguson, kur kishte pasur mosmarrëveshje me trajnerë, si David Moyes, Louis van Gaal e Jose Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu