Radja Nainggolan do të mbetet në Romë të paktën edhe një sezon
Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrës. Ai ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të mbetet në Romë.
“Nainggolan patjetër do të qëndrojë në Romë. Koha e shitjes së lojtarëve të rëndësishëm ka mbaruar. Tani ne do të ndërtojmë një ekip me opsionet që ofron tregu”, ka deklaruar Monchi.
Ky është një lajm i keq për Interin, e cila ka synuar që ta transferoj Nainggolan në San Siro gjatë kësaj vere. /Express/










