Zyrtari palestinez pohon se Izraeli ka ndaluar të gjitha importet në Gaza, përveç ushqimit dhe ilaçeve

Izraeli ka ndaluar të gjitha importet në Rripin e Gazës përveç ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, tha një zyrtar palestinez për Anadolu Agency (AA).

“Të gjitha kompanitë e sektorit privat janë informuar për vendimin e Izraelit për të ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave dhe produkteve, përveç ushqimit dhe ilaçeve”, tha një zyrtar që kërkoi të mbetet anonim.

Pala izraelite ende nuk është prononcuar për rastin. Izraeli javën e klauar ndaloi importin e karburantit në Gaza, në kuadër të masave ndëshkuese pas lëshimit të balonëve me flakë nga zona e Gazës.

Që nga viti 2007, Izraeli mban nën bllokadë të plotë rajonin palestinez të Gazës, ku luftë për mbijetesë bëjnë çdo ditë rreth dy milion banorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu