​Kryemadhi bllokon rrugën: Do t’ia ha veshin Edi Ramës (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu bashkua protestës së të rinjve. Bashkë me disa ish-deputete të LSI bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave.

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës.

Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar“, u shpreh Kryemadhi.

Në një debat me një qytetar i cili i kërkonte që të premtonte se nuk do të amnistonte këtë krim të rëndë, Kryemadhi i tha prerë: “Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!” /Oranews/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu