Ka filluar sot zyrtarisht afati 20 ditor i mandatarit Nikolla Grueski për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni.
Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti Gjorge Ivanov emëroi Gruevskin mandatar për të formuar shumicën në parlament.
Nga ana tjetër disa nga partitë politike shqiptare sërish kanë përforcuar qëndrimin e tyre se nuk do të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në. /albeu