Abortet, studimi zbulon arsyen pse disa gra pësojnë shpesh aborte

Ekipi studiues i Institutit Francis Crick në Shtetet e Bashkuara kanë eksperimentuar për herë të parë AND-në e embrioneve të njeriut.

Studiuesit zbuluan rolin kyç të një geni, që kontrollon proçesin e formimit të embrionit gjatë ditëvë të para. Ky zbulim mund të shpjerë në shpjegimin e aborteve spontane tek gratë dhe korrigjim të geneve mutante tek sëmundjet e trashëgueshme.

ADN-ja e embrioneve të njeriut është studiuar për herë të parë në Britani të Madhe, duke ofruar zbulime të reja për fazat e hershme të zhvillimit njerëzor.

Shkencëtarët në Institutin Francis Crick për kërkime mjekësore, kanë mundur të identifikojnë rolin e një gjeni kyç që kontrollon mënyrën se si formohen embrionet gjatë ditëve të para të zhvillimit.

Duke kuptuar biologjinë e këtyre fazave të hershme mund të ndihmojë në zbulimin e mënyrave për të përmirësuar suksesin e fekondimit In Vitro.

Në këtë mënyrë mund të shpjegohet dhe arsyeja se pse disa gra përjetojnë aborte spontane dhe ndërkohë nëpërmjet këtij studimi krijohen njohuri të përgjithshme se si zhvillohet qenia njerëzore.

Studimet në Shtetet e Bashkuara kanë manipuluar genet e embrioneve për të kuptuar dhe pse jo për të korrigjuar mutacionet gjenetike që çojnë në sëmundje të trashëguara, si ajo e zemrës.

Ky është hulumtimi i parë që synon rritjen dhe zhvillimin njerëzor duke kaluar përmes një ndërprerjeje të një faze vendimtare. Ndalimi i funksionimit të një geni dhe eksplorimi i asaj që ndodh pasi ky gen është zhdukur, është një mënyrë e mirë për të zbuluar qëllimin e genit.

Ekipi shkencor përdori një metodë të quajtur “teknika e korrigjimit” të geneve,duke bërë të mundur ndalimin e një geni të vecantë që përfshihet në zhvillimin e embrionit, i njohur si OCT4.

Duke bllokuar funksionimin e këtij geni, nuk mund të prodhohet proteina e quajtur po ashtu OCT4, duke ndaluar përfundimisht zhvillimin e një embrioni.

Studiuesit u shprehën se ishin entuziasmuar duke zbuluar se sa vendimtar ishte geni OCT4 për zhvillimin e embrionit njerëzor, dhe thanë se do të vazhdonin kërkimet shkencore për të konfirmuar rolin e ketij geni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu