Ahmeti “i’a hedh” Selës vetëm me një ministër, revoltohen anëtarët e Aleancës

Ahmeti “ja hedh” Selës vetëm me një ministër, revoltohen anëtarët e Aleancës pasi e detyroi që të heq dorë nga disa pika të deklaratës së përbashkët me premtime për poste ministrore, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në çastet e fundit ka ndryshuar gjithë marëveshjen.

Në stilin e njohur tanimë nëpër rrjetet sociale “hidhja-futja”, Ahmeti i ka bërë Selës një ofertë në stilim “mere ose hidhe”, me të cilën e ka vendosur në pozitë të palakmueshme dhe i ka shkaktuar revoltë të madhe në radhët e partisë, kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ky i fundit fillimisht kishte marë premtime se do të jetë kryetar i Kuvendit, por në momentet e fundit partia e Ahmetit vendosi që këtë post ta mbajë për vete. Më pas si kompenzim u premtuan 3 ministri për Aleancën për Shqiptarët, përfshirë këtu edhe atë të Punëve të Brendshme ku përsëri u premtua se do të ulet Ziadin Sela. Por në fund BDI i ka ofruar Aleancës vetëm një post ministri edhe atë në digasterin më të vështirë dhe që kohëve të fundit u shoqërua me shumë skandale dhe krizë financiare, atë të shëndetësisë.

Përveç burimeve partiake nga dy selitë, këtë lajm e kanë konfirmuar edhe mediat e afërta me BDI-në. Portali “Zhurnal” që njihet si i tillë ka njoftuar se Aleanca do të fitojë në koalicion vetëm ministrinë e shëndetësisë. “Një post ministror pritet që ta marrë edhe LR-PDSH-ja. Sekretari i Përgjithshëm Arben Taravari i kësaj lëvizjeje është kandidat për ministër të shëndetësisë, cili është mjek me profesion, thonë për Zhurnal.mk burimet”, shkruan ky portal. Ky lajm ka shkaktuar revoltë të madhe në radhët e anëtarëve të LR-PDSH-së. Përveç tyre pakënaqësi ka edhe te partnerët e tjerë të koalicionit në Aleancë të cilët kanë mbetur pa asnjë post. Më e goditur në këtë koalicion ka kaluar partia Uniteti e cila nuk siguroi as deputet dhe tani nuk mer as post në ekzekutiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu