Alarmi, Lufta e Tretë Botërore nuk ka përfunduar, 54 milionë njerëz vdiqën vjet

Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler, ka tronditur mediet pas një interviste për gazetën vjeneze “Kurir”, ku tha se Lufta e Tretë Botërore është në vijim dhe se vetëm vitin e kaluar humbën jetën 54 milionë njerëz.

Ai tha se po jetojmë nën diktaturën botërore të kapitalit financiar global dhe se uria, uji i ndotur apo epidemitë, janë disa nga shkaktarët kryesorë të vdekjes së miliona njerëzve.

“Oligarkët e 500 kompanive më të mëdha kontrollojnë 52,8 për qind nga prodhimi bruto vendor botëror. Kjo është fuqi, të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, ndërsa sot miliarderët e SHBA-ve janë drejtpërdrejt në pushtet”, tha Cigler.

Zyrtari i OKB-së tha se janë rreth 1 miliardë njerëz të cilët përballen çdo ditë me urinë dhe që, siç tha ai, kanë rënë pre e “rendit botëror kanibal”.

Cigler gjithashtu paralajmëroi se SHBA-ja është kontribuuesi më i madh dhe nëse Trump ul pjesëmarrjen financiare, KB-ja do të paralizohet, gjithashtu edhe misionet për ndihmat humanitare në të gjithë botën. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu