Analistët: SOROS, pengesë shtesë për formimin e qeverisë mes VMRO-së dhe BDI-së

Për qëndrimet e ndryshme për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe mospajtimit që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë territorin e shtetit, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë pozita të ndryshme edhe për organizatat joqeveritare, shkruan REL transmeton Zhurnal. Analistët presin se kjo mund të jetë dhe një pengesë për formim të
qeverisë.

Sjellje të ndryshme mbi sektorin joqeveritar kanë VMRO-DPMNE dhe BDI, e cila mund të jetë një nga temat e hapura në bisedimet për koalicionim të ardhshëm, vlerësojnë pjesë e analistëve.

Pas qëndrimeve të ndryshme për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë speciale publike dhe mospajtimit të pjesërishëm për përdorimin e gjuhës shqipe, dy partitë kanë pozita të ndryshme edhe kundrejt organizatave joqeveritare, para se gjithash atyre të financuara nga Xhorxh Soros.

Sipas Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për politikë evropiane për momentin po ndodh një frikësim përshkak se VMRO-DPMNE ka vlerësuar se është e nevojshme, siç thotë, goditje ndaj një armiku “të vjetër-të ri”. Por të mos jemi naiv, shton ajo, se kjo nuk do të thotë se do të ketë hapa real, duke kujtuar inspeksionet në dhjetor në më shumë organizata joqeveritare.

“Kjo mund të jetë një pengesë shtesë për formimin e qeverisë. Jo e para, as e dyta, por mund të bëhet e treta ose e katërta pengesë për formimin e qeverisë”, thotë Ristevska-Jordanovska.

VMRO-DPMNE thuajse çdo ditë dërgon deklarata në të cilat Sorosin e etiketon si “armik më i madh në gazetarinë e pavarur” , dhe “shkatërrues i sektorit civil”. BDI nga ana tjetër janë më të matur.

Thonë se ato organizata joqeveritare duhet të kenë mundësinë lirisht të punojnë dhe se e njëjta mbështetet dhe në Fondacionin shoqëria e hapur (Soros), ndërsa organet shtetërore duhet të reagojnë vetëm nëse ekzistojnë dyshime për burimet e financave.

Koalicionim mes VMRO-DPMNE dhe BDI në këtë fazë siç duket është e pamundur për shkakun se dallojnë në shumë çështje, thotë analisti Alajdin Demiri.

“Lidhur me koalicionimin, pyetja për sjelljen mbi organizatat joqeveritare mendoj se nuk mund të jenë pengesë përshkakun se ata gjithsesi kanë pengesa tjera, duke filluar nga çështja për emrin, anëtarësimi në NATO dhe Unionin Europian etj, kështu që kjo pyetje mbetet për përdorim të brendshëm dhe për synime personale të VMRO-DPMNE-së”, thotë Demiri.

Partia e Gruevskit tani më një kohë të gjatë publikisht po konfrontohet me joqeveritarët të financuara nga Xhorxh Soros, por sulmet filluan që kur kryetare i partisë më 17 dhjetor para komisionit shtetëror zgjedhor paralajmëroi desorosizim.

Më pas VMRO-DPMNE filloi me tjera deklarata ku thuhej se “populli vendosi për desorosizim” dhe se gati secila përfundon me mesazhin se Maqedonia patjetër të ecë përpara dhe procesi i desorosizimit është një nga hapat kyçe për dalje nga kriza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu