Doli nga burgu por u shokua nga ‘surpriza’ e pakëdshme kur u kthye në shtëpi

Një 44 vjeçar nga Tirana ka dalë ditën e djeshme nga burgu pas dënimit nga ana e gjykatës së kryeqytetit për veprën penale të dhunës në familje.

Por kur ai ka arritur në shtëpi nuk është pritur nga askush, e madje as nuk ka mundur të hyjë brenda. Përkundrazi, gruaja dhe fëmijët e tij ishin zhdukur nga shtëpia duke mos lënë asnjë gjurmë.

I burgosuri 44 vjeçar me inicialet G.T, ka lajmëruar policinë. I burgosuri ka denoncuar gruan e tij në bazë të neni 127 të kodit penal, i cili parashikon ndëshkimet për marrjen e padrejtë të fëmijës/fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.T vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G.T, vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale “Dhuna në familje“, L.T është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu