Kush është Tamara Vuçiç, bashkëshortja e dytë e presidentit të Serbisë

Tamara Vuçiç është Zonja e Parë e Serbisë dhe bashkëshortja e dytë e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Edhe pse pak e njohur për publikun ndërkombëtar ajo njihet në Serbi për Çështjet humanitare.

Tamara është 43 vjeçe ka lindur në Beograd dhe nga viti 2013 është martuar me Aleksandër Vuçiç me të cilin kanë edhe një djalë.

Ajo ka studiuar në Fakultetin e Filologjisë dhe pas karrierës si gazetare zgjodhi si profesion diplomacinë. Tamara ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë që nga viti 2010. Është e përfshirë në shumë evente humanitare e fokusuar kryesisht tek fëmijët dhe nuk përfshihet në fushatat politike të bashkëshortit ndaj nuk është shume e njohur për publikun.

Tamara është bashkëshortja e dytë e presidentit serb, bashkëshortja e pare ishte Ksenja Vuçiç e cila po ashtu ishte gazetare dhe u nda nga jeta në janar të vitit 2022 me të cilën ka edhe një djalë, Danilo Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu