Gafa e Donald Trump: Bën mik të mirë legjendën e vdekur italiane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ia huqi gjatë një konference për media me Kryeministrin Italian Paolo Gentiloni të enjten, duke thënë se është mik i mirë me këngëtarin e operës Luciano Pavarotti, i cili ka vdekur në vitin 2007.

Trump duket se lexoi nga një fjalim i përgatitur për të lavdëruar “arritjet artistike dhe shkencore” të Italisë, kur rastësisht doli jashtë skriptës, ashtu siç nuk e bën kurrë.

“Prej Venecias në Firencë në Verdi e tek Pavarotti – një mik i imi. Një mik shumë i mirë i imi”, tha ai, transmeton Gazeta Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu