Gruaja që pësoi 17 aborte i thanë që s’mund të mbetej shtatzënë por ajo u bë nënë e 4 vajzave në vetëm 9 muaj duke lindur në mënyrë natyrale dhe inVitro (FOTO)

Një grua indiane që pësoi 17 aborte në vetëm 5 vite u bë nëna e 4 vajzave të vogla duke lidur në mënyrë natyrale dhe invitro.

Në moshën 17 vjeçare Lytina u diagnostifikua me leukemi akute dhe ishte shumë e re kur i thanë se nuk mund të mbetej shtatzënë.

Ajo nuk e mendoi shumë duke qenë se ishte e re dhe kishte vendosur të mendonte për atë pjesë kur do t’i vinte koha por kur u martua në moshën 23 vjeçare për të ishte e tmerrshme, transmeton InfoShqip.com

Ajo i’u nënshtrua edhe trajtimeve invitro por pa rezultat.

Por, në nëntor të 2015-ës ajo ndjeu se kishte mbetur shtatzënë në mënyrë natyral dhe lindi vajzë, pastaj i’u lajmëruan se edhe nëna që kishte mbajtur vezoret e saj kishte sjellë në jetë dy vajza pas disa muajsh. Në periudhë prej nëntë muajsh ajo u bë nënë e 4 vajzave.

Lytina është pyetur nëse i mungon jeta para vajzave dhe ajo është përgjigjur se i mungon koha kur dilte kur t’i tekej por edhe tani i pëlqen të kalojë kohë me vajzat e saj./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu