Kosovari krijon lojë elektronike, bëhet hit në internet (FOTO)

Të rinjtë kosovarë përsëri kanë arritur që të jenë më të kërkuarit në tregun e lojërave elektronike
I fundit është Genc Sadiku, i cili ka krijuar lojën e tij më të re Carshift, një lojë që përfshin edhe elemente të qyteteve kryesore shqiptare, si Prishtina, Tirana dhe Shkupi.

Loja është me makina dhe atë mund të shkarkoni në App Store dhe në PlayStore dhe këtë mund ta bëni falas, shkruan GazetaExpress.

“Në lojë ka edhe elemente të vendeve nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi dhe të gjithë ju që i adhuroni lojërat garuese me makina, ju rekomandojmë ta shkarkoni dhe në të njëjtën kohë ti japim përkrahje të gjithë krijuesve nga vendi ynë”, ka shkruar në një njoftim kompania e njohur shqiptare e shitjes në internet, Gjirafa.com.

E veçanta e kësaj loje është se mund të luani në të edhe “multiplayer”.

Google e ka një rangim shumë të mirë për lojën, që e rëndit atë me 4.8 yje, gjë që rrallë ndodh nga kjo kompani për lojëra të këtilla.

Megjithatë, Carshift është një lojë që po adhurohet shumë nga maniakët e lojërave teknologjike në telefona celularë dhe në tableta. /GazetaExpress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu