OEMVP: Sa më shpejt të formohet qeveria sepse kriza politike po dëmton ekonominë

Maqedonisë për momentin i nevojitet nje qeveri sa më shpejt te jet e mundur, qeveri e cila ne vete do te kete stabilitet politik dhe do te bartë kredibilitetin e saj për të bartë vendime, potencon Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Veriperëndimore Fatmir Bytyqi.

“Mendoj që për një zhvillim ekonomik Maqedonisë sa më shpejt i duhet një qeveri funskionale, kur e them funksionale qeveri e cila do të punon në reformimin e institucioneve publike, reformimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, sepse për një ekonomi të shendosh është parakusht funksionimi i institucioneve. Sundimi i ligjit i së drejtës gjithandej është parakusht për cfardo hapi që do të merr një shtet ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Bytyqi gjithashtu thotë se kriza politike që është shkaktuar dy vitet e fundit nuk pritet të përmirësohet në afat të shkurt. Zgjedhjet lokale që do të mbahen, paraqesin gjithashtu kushte jo të favorshme për të bër biznes si dhe stagnim të investimeve të reja por dhe zvoglim të kapacitetetit të prodhimit të kompanive që funksionojnë.

“Investitorët si të tillë kanë probleme për të zmadhuar spektrin e operimit të tyre apo për të investuar në kapacitete të reja prodhuese.E njejta ndodh dhe me kompanit vendore përvec problemeve me likuiditetin rënies së kapacitetit blerës të vet popullatës sepse vet popullata në aspekt psikologjik druan të hargjon më shum, kanë një politik të kursimit investitorët e vendit dhe kompanit evendit nuk hyn në operacione të reja dhe kjo bën situatën në përgjithësi të kemi rezultate negative”, shtoi Bytyqi.

Transparenca dhe llogaridhënia, vendosja e politikave zhvillimore dhe jo sociale si dhe qeveri që do të ndëgjoj interesat e komunitetit të biznesit janë Mekanizmat të cilat mundësojnë stabilitet ekonomik thonë nga OEMVP./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu