Pamje tronditëse: Momenti i ekzekutimit të deputetit rus në Ukrainë (VIDEO)

Të enjten është vrarë në rrugët e kryeqytetit ukrainas Kiev ish-deputeti rus, Denis Voronenkov. Por vetëm mbrëmë vonë janë zbardhur dhe janë bërë publike pamjet e momentit të ekzekutimit.

Ai u ekzekutua në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit ukrainas, gjatë ditës.

Voronenkov njihej si një kundërshtar i ashpër i presidentit Vladimir Putin dhe politikave të tij.

Atentatori afrohet ngadalë dhe e qëllon pas shpine ish-deputetin, më pas personin që e shoqëronte, duke i lëshuar përtokë të dy, por vrasësi kthehet dhe e qëllon prapë Voronenkov.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e ka cilësuar vrasjen si një akt terrorist dhe akuzon autoritetet ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu