Përplasen serbët në Kuvend për Kosovën

Deputetët serbë janë përplasur rreth idesë për krijimin e një ministrie për Kosovë.

“Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie për të”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të SNS-së Aleksandar Martinoviq.

Këto deklarata Martinoviq i tha në foltoren e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimi të ndryshimeve të Ligjit për ministri, teksa theksoi se nëse vazhdojmë me këtë logjik duhet të ketë ministri edhe për Beogradin, Vojvodinën dhe Mitrovicën, transmeton gazetametro.net.

E gjithë kjo shkaktoi debat pasi që u kërkua që të themelohej Ministria e Integrimeve Evropiane, shkruan mondo.rs.

“Nëse pranojmë logjikën tuaj dhe e formojmë Ministri për Kosovë, atëherë pranojmë se nuk është pjesë e Serbisë”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu