Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk u përgjigj saktë nëse do të formohet qeveria e ardhshme pa ndryshimet kushtetuese, transmeton TV21. Kasami thotë se tashmë është paralajmëruar që opozita shqiptare, VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë.
“Do të ketë qeveri europiane, do të ketë qeveri ku koalicioni VLEN veç më është paralajmëruar se do të jetë pjesë , në atë qeveri sigurisht që kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se garantojmë rrugëtimin europian të vendit”, tha mes tjerash Kasami.