Pse BE-ja ende e lejon Serbinë ta pengojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane?

Zyrtarët e lartë serb, konkretisht presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, disa herë ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, mirëpo nuk është se i ka qëndruar fjalëve të tij pas.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pa marrë parasysh sfidave që e presin për BE.

Edhe pse Serbia e ka kusht ta njoh pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, akoma po e mohon këtë, nga kjo del se dënimin më të madh po e merr Kosova pasi qëlëvizja e lirëpa viza po u mohohet si shkak i mosbashkëpunimit të Serbisë.

Analisti Blerin Burjani një gjë të tillë e quan si maskë të krijuar pikërisht nga Serbia.
“Qëllimet e vërteta serbe janë tëmbuluar apo maskuara, duke vlerësuar kohë pas kohe veprimet dhe reagimet e BE-së rreth Kosovës, varësisht prej qëndrueshmërisë së BE-së do tëndryshojë edhe raporti Serbi –Kosovë. Në rast se BE nuk dotë vë kusht të qartë dhe tëkushtëzojëplotësisht Serbinë me njohje tëKosovës prej kësaj teme s’ka gjë, pra s’do tëkëtëasnjëherë relacion miqësor në mes dy shteteve. Nuk jam fare optimist se do tëkëtëdiçka serioze apo të ndodhë diçka në këtë drejtim”, shtoi ai.

Burjani më tëj tha se njohja e kufijve të vitit 1974 nuk zgjidh asgjë, por që zhvillimet e reja mund të jenë me pasoja për Kosovën.

“Nuk mjafton vetëmnjë dokument tënënshkruhet që quaj unëpërmiqësi dhe bashkëpunim reciprok dhe për njohje të kufijve të vitit 1974 në mes Kosovës dhe Serbisë,kjo nuk zgjidhe asgjë nëkëtërelacion, por mban status quan dhe zhvillimet e ardhme mund të jenë me pasoja mëtëmëdha në të ardhmen përKosovën”,ka thënë Burjani për InfoPress.
Ndërkaq në anën tjetër politologu Mentor Tahiri për InfoPress tha se mbi këtëçështje seriozisht duhet të angazhohet politika e jashtme e Kosovës.

“Lidhur me gjithë këtë, politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë shumë më azhure. Hartuesit e politikës së jashtme të Kosovës, duhet të paralajmërojnë seriozisht skenën politike në Kosovë, mbi urgjencën e tejkalimit të disa çështjeve. Debati mbi demarkacionin i cili po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarë të Kosovës duhet të marr fund. Çështje si demarkacioni janë të ndjeshme dhe përtej lëvizjes së lirë, implikojnë edhe perceptimin e komunitetit ndërkombëtarë lidhur me funksionimin e stë Kosovës”, ka thënë Tahiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu