Reali e do me çdo kusht Dybalan, ofron dy superyje në marrëveshje

Real Madrid dëshiron me çdo kusht yllin e Juventusit, Paulo Dybala, teksa mendon t’i ofroj dy yje të skuadrës për të fituar shërbimet e tij.

Sulmuesi argjentinas po përjeton një super-sezon me “Zonjën e Vjetër” në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ku ishte vendimtar në eliminimin që ia bën Barcelonës në çerekfinale.

Këto paraqitje të tij kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, duke tentuar që ta joshin me lloj-lloj oferte, ku së fundmi interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Sipas Don Balon, presidenti i Realit, Florentino Perez e do me çdo kusht argjentinasin dhe po mendon ta përgatit një ofertë të pa-rezistueshme.

Presidenti i “Mbretërve” është gati të ofroj dy superyjet e skuadrës, sulmuesin Alvaro Morata dhe mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, vetëm dhe vetëm të fitoj shërbimet e “La Yolas”.

Megjithatë, nuk është vetëm Dybala në listën e spanjollëve pasi ata janë të interesuar edhe në Antoine Griezmann dhe Eden Hazard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu