Rrjedhin pamjet e Galaxy S7 Edge me ngjyrë të zezë

Dje kemi dëgjuar se Samsung do të lansojë një Galaxy S7 Edge që do të ketë ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme dhe tani fotot e para të kësaj pajisje kanë rrjedhur online.

Samsung pritet të lansojë këtë version të ri të Galaxy S7 Edge që të konkurojë me modelin Jet Black të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Fotot janë postuar në Ëeibo nga një llogari që duket se i përket një prej degëve zyrtare të Samsung në Kinë.

Deri tani ende nuk ka detaje se kur modeli me ngjyrë të re i Samsung Galaxy S7 Edge do të lansohet në treg. Sipas gjitha gjasave, modeli me ngjyrë të re do të jetë i gatshëm edhe si Galaxy S7.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu