Se shpejti makina e parë fluturuese në histori (VIDEO)

Nxitur nga përparimet e teknologjisë dhe kërkesës për alternativa në qytetet e mbushure plot, po krijohet gara për të zbuluar “makinë fluturuese”, të qëndrueshme, shkruan Daily Mail, transmeton gazetametro.net.

Shpikësit kanë ardhur me disa dizajne të pabesueshme gjatë viteve, dhe shumica e tyre nuk janë në gjendje të makinës rrugore.

Por ekspertët thonë se një ‘makinë fluturuese’ mund të jetë gati brenda pak viteve. E cila do ishte e para në botë e këtij lloji.

Këtu janë disa nga pretendentët kryesorë:

Cormorant

Firma izraelite e teknologjisë ‘Urban Aeronautics’ fillimisht kishte projektuar këtë objekt fluturues për të bartur njerëz, për përdorim ushtarak

I quajtur Cormorant (pelikani), ky avion është i aftë të fluturonte më shumë se 31 milje, duke ofruar furnizimet në zonat e luftës dhe të mbaj ushtarët e plagosur të sigurt.

Lilium Jet

Kompania gjermane e teknologjis ‘Lilium Aviation’ është duke punuar në një avion dy-vendësh që do të marrë fluturim vertikal duke përdorur 36 motorët elektrike të vendosur përgjatë krahët e saj.

Avioni vezak, i quajtur Lilium, është vlerësuar lartë nga i Agjencisë Evropiane i Hapësirës (ESA), i cili nxjerrë në pah përfitimet e saj mjedisore, si dhe ky mjetë fluturues thuhet që nuk ka nevojë ulej në një aeroport.

AeroMobil 3.0

Kompania sllovake AeroMobil ka zhvilluar një makinë me krahë që shërbejn për fluturim. Kjo makinë përdor benzinën e rregullt dhe është e përshtatshme në hapësirat e parkimit standarde. Gjithashtu mund të aulët jashtë nga aeroportet ose në ndonjë rrip bari apo sipërfaqe të asfaltuar vetëm disa qindra metra të gjatë, sipas faqen e internetit të kompanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu