SHBA-ja nuk dëshiron delegacione të huaja në inaugurimin e Trampit

SHBA-ja sot kërkoi nga shtetet e tjera që të mos dërgojnë delegacione të tyre në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp.

Siç transmetojnë mediat amerikane, në shkrimin deri te ambasadat në mbarë botën, Departamenti i Shtetit thekson se më 20 janar, delegacionet speciale të huaja nuk duhet të udhëtojnë për në Uashington në ceremoninë e hyrjes në detyrë të presidentit të ri të SHBA-së.

Drejtimet e këtilla janë në pajtim me praktikën shumëvjeçare të inaugurimit presidencial, deklaroi një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, i cili ka dashur që të mbetet anonim sepse nuk ka qenë i autorizuar që të flasë për komunikimin intern diplomatik.

Në solemnitet janë ftuar ambasadorët e huaj në Uashington, shtojnë mediat amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu