Tensione në Egje, anija turke hap zjarr pranë ishujve grek (FOTO)

Mediet greke kanë shkruar se një anije patrullë e ushtrisë turke ka hapur zjarr mëngjesin e së premtes në rrethinat lindore të ishullit të Egjeut, Farmakonisi.

Nga ana tjetër, Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë me dije se autiritetet turke lëshuan një paralajmërim “Navtex” të enjten, për të informuar se do të kryenin manovra ushtarake me municion të vërtetë në zonën lindore të Farmakonisit, duke iu kundërpërgjigjur gjithashtu me “Navtex”, duke refuzuar lajmërimin e turqve si të pavlefshëm, pasi manovrat do të kryheshin në ujërat territoriale greke.

Incidenti ndodhi pas shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore greke nga Turqia, e cila ka rritur tensionet mes Athinës dhe Ankarasë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu