Tifozët e Realit zgjedhin zëvendësuesin e Ronaldo (FOTO)

Cristiano Ronaldo pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga Real Madridi, pasi është i pakënaqur me drejtuesit e skuadrës.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka alarmuar Real Madridin, pasi dëshiron të largohet nga Spanja, ku po akuzohet se fshehu 14.7 milionë euro nga tatimi.

Drejtuesit e Realit ende nuk janë deklaruar për situatën, por mediat dhe tifozët po mendojnë se kush duhet ta zëvendësojë atë.

E përditshmja spanjolle Marca, ka bërë një sondazh se kush duhet të zëvendësojë portugezin, duke përzgjedhur 5 lojtarë të mundshëm.

Në mesin e pesë lojtarëve: Neymar, Mbappe, Griezmann, Lewandowski dhe Dybala, tifozët e Realit kanë përzgjedhur talentin e Monacos.

Më shumë se 38 për qind e tyre dëshirojnë që Mbappe të zëvendësoi Ronaldon në Santiago Bernabeu.

Në vendin e dytë është renditur Neumar me 16% i ndjekur nga Dybala me 17%, Lewandowski me 12% dhe Griezmann me vetëm 7%. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu