Vazhdon mosrespektimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (VIDEO)

Gjuha shqipe në Reublikën e Maqedonisë vazhdon që të mos respektohet nga ana e institucioneve, dëshmi për këtë janë gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe, vandalizimi, shpërfillja në tabela rrugore, në mbishkrime të disa institucioneve e kështu me radhë. Albanologët në këtë drejtim thonë se zgjidhja më e mirë do të ishte që edhe gjuha shqipe ashtu sikurse gjuha Maqedonase të mbrohet me ligj.
Sipas profesorit universitar Berton Sulejmani gjuha shqipe në disa raste nuk respektohet edhe nga vet arsimtarë apo profesorë të disa lëndëve tjera nëpër shkolla të cilët pothuajse aspak nuk mbajnë llogari për drejtëshkrimin apo normat e gjuhës shqipe, sipas tij të gjithë shqiptarët respektimin e normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe duhet ta kuptojmë edhe si një kontribut kombëtarë e jo vetëm si një obligim personal.

Ndryshe edhe librat e lëndëve të ndryshme në gjuhën shqipe por edhe testimet e ndryshme që organizohen nga vetë ministria e arsimit dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë ndër vite janë përplot me gabime drejtshkrimore. Neni 13 i Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase parashikon gjoba për subjektet që i publikojnë pa lekturuar tekstet e tyre, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk parashikon një masë të tillë penalizuese, këtu qëndron edhe shkaku kryesor, i përsëritjes së qindra gabimeve në gjuhën shqipe./TVKOHA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu