​Studentët protestë dhe me mesazh për Kurtin e Mustafën: Boll luajtën me këtë popull

Pazaret politikë për ndarjen e pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë që dy partitë të mos arrijnë koalicion mes vete, kjo për shkak se nuk mund të ndajnë hisen e madhe të pushtetit.

E për këtë sot me moton “Boll ma se jemi lodhë”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e qeverisë.

Në shenjë revolte për mos formimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.
“Boll ma luajtën me ne. Jemi lodhë. Nëse nuk bëjnë diçka të rinjtë do të shkojnë në Gjermani më fillim të muajit mars pasi që Gjermania po na ofron kushte për jetës e për punësim”, tha njëri nga studentet..


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu