​Kërcënimi i Sheshelit për shqiptarët edhe Kosovën

Vitin që vjen në Kosovë, radikali Sheshel e quan ikje dhe humbje tw amerikanëve Afganistan – thotë se njëjtë do të ndodhë edhe në Kosovë

Kreu i radikalëve serbw Sheshel, deklaroi për “Alo” se “amerikanët do të largohen nga Kosova, sikur e lëshuan Afganistanin”.

Sipas tij amerikanët janë humbës në luftën e gjatë në Afganistan”.

Presim që talibanët të marrin pushtetin, ndërsa tash nga të gjitha anët po ikin kuislingët amerikanw, në vend që amerikanët t`i marrin me vete, kërkojnë viktima në shtetet mike për të i vendosur ata kuislingw. Ata nuk guxojnë të presin talibanët se do dënohen, secili shtet i dënon kuislingët në rast okupimi të territoreve, ata janë afganw që bashkëpunuan me okupatorin” tha lideri i radikalëve.

Sheshel tha se nuk i intereson çfarë bëjnë talibanët sepse ajo është çështje e brendshme e tyre.

Afganistani ka pësuar shumë nga bombardimet, por ata janë viktima kryesore ndërsa ajo që do bëjë pushteti është çështje e afganëve. Duket qartë se afganët nuk janë të aftë që të iu kundërvihen, kudo i pranojnë me entuziazëm. Kemi parë në rrugët e Kabulit si përshëndeten nga banorët, unë nuk do përzihesha në çështjet e brendshme të Afganistanit” tha ai.

Kërcënimi i Sheshelit për shqiptarët edhe Kosovën

Ai thotë se njëjtë do të ndodhë edhe me situatën në Kosovë.

“Kur të shkojnë okupatorët, kur shkojnë amerikanët atëherë do ketë vrap të gjithë atyre që shkaktuan terror dhe që kanë vra serbw. Shqiptarët e Kosovës që nuk kanë kryer krime nuk kanë pse frikohen. Të gjithë shqiptarët që duan të jenë qytetarw lojal të Serbisë nuk do kenë telashe, ndërsa ata që bashkëpunuan me okupatorin dhe kryen krime do duhet të ikin se i pret dënim i ashpër” tha Sheshel.

Ai shtoi se “mund të ndodhë amnisti nëse vjen te vendosja paqësore e Kosovës në kontrollin e pushtetit serb. Okupatori njëherë do duhet të shkojë, a shihni sa kanë harxhuar amerikanët në Afganistan dhe nuk arritën asgjë. Ne vetëm nuk guxojmë asnjëherë të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe një ditë ai territor do vendoset në kontroll të ushtrisë dhe policisë sonë” tha Sheshel, duke shtuar se ai moment nuk është larg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu