​“Oj Kosovë, oj nëna ime!” Kështu i këndojnë vendit djelmoshat e Kosovës (VIDEO)

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës e kanë festuar fitoren e mbrëmshme kundër Azerbajxhanit duke kënduar këngë patriotike, gjatë rrugës nga stadiumi “Fadil Vokrri” te hoteli i tyre. Djelmoshat e Bernard Challandes dje arritën ta sigurojnë një fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, kjo fitore ka bërë që Dardanët të kualifikohen për gjysmëfinalen e kësaj gare në të cilën do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse Kosova arrin ta fitojë këtë ndeshje dhe finalen, e siguron kualifikimin në Evropian.

Për këtë arsye, futbollistët e Kosovës kanë pasur shumë arsye për të festuar. Shumë nga ta kanë publikuar video dhe fotografi në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për ta ndarë festën me tifozët.

Një nga këngët që lojtarët e kishin zgjedhur për të festuar në autobusin e Kombëtares ishte kënga e Shkurte Fejzës “Oj Kosovë, oj nëna ime”, me të cilën kanë kënduar dardanët.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu