Barcelona do të jetë pa yllin e saj, Lamine Yamal, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në Azerbajxhan.
Klubi katalunas ka vendosur ta lërë sulmuesin në shtëpi, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga shqetësimet në kyçin e djathtë të këmbës, të cilat i pësoi në fitoren 3-2 ndaj Villarrealit të dielën.
“Lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka shqetësime të lehta në kyçin e djathtë të këmbës. Si masë parandaluese, ai do ta humbasë ndeshjen ndaj Sabahut dhe do të jetë në dispozicion për takimin e së dielës së ardhshme kundër Deportivos”.
Pavarësisht shqetësimeve fizike, Yamal luajti të gjitha 90 minutat ndaj Villarrealit, ku fillimisht humbi një penallti, ndërsa më pas asistoi për Fermin Lopezin në golin e barazimit 2-2.
Përveç tij, ndaj Sabahut nuk do të luajnë as Xavi Espart dhe Roony Bardghji, të cilët po ashtu janë të lënduar.
Ndërkohë, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Rodri mbesin në dyshime për këtë përballje./Telegrafi/










