10 lojtarët më problematik, ja ku renditet Xhaka

Futbolli gjithmonë ka pasur lojtarë të ashpër, të padisiplinuar, por të pëlqyeshëm nga një numër i tifozëve. Në mesin e të shumtëve të përzgjedhur nga “Goal.com”, është edhe Granit Xhaka.
Lojtarë si Gennaro Gattuso, Roy Keane, Billy Bremner, Joey Barton e shumë të tjerë, janë njohur për disiplinën jo të mirë.

Në mesin e të përzgjedhurve nga “Goal.com”, është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, transmeton Gazeta Express.

Xhaka e nisi karrierën te Arsenali me dy karton të kuq pas vetëm gjashtë muajsh në “Emirates”, diçka që nuk i pëlqeu as trajnerit, Arsene Wenger.

Në tri vitet e fundit, ai është përjashtuar nëntë herë nga ndeshja dhe për shkak të disiplinës jo të mirë, ai është suspenduar për shtatë ndeshje për Arsenalin në sezonin 2016/17, që nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

Ja 10 lojtarët më të padisiplinuar në botën e futbollit sipas Goal:

10. Luis Suarez
9. Marouane Fellaini
8. Volkan Demirel
7. Diego Costa
6. Juma Hyoso
5. Granit Xhaka
4. Felipe Melo
3. Yannick Cahuzac
2. Pepe
1. Nigel de Jong


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu