Një 11 vjeçar ka befasuar të afërmit e tij teksa ka kënduar këngën e famshme ‘Hello’ të Adele.
Tryzdin Grubbs nga Ohio mahniti jo vetëm familjen por dhe të gjithë miqtë kur performoi me zërin e tij të fuqishëm hitin e këngëtares.
Nëna e djalit, Lisa Mason Grubbs, duke ditur aftësitë vokale të Tryzdin e filmoi momentin dhe e shpërndau më pas rrjetet sociale, ku ka marrë shumë klikime.