12 deputetët e ASH-AAA e kanë nënshkruar bashkë me VMRO-DPMNE-në shkarkimin e Qeverisë

Deputetët e ASH-AAA bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë nënshkruar për shkarkimin e Qeverisë, konfirmoi për TV21, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Për TV21, Gashi tha shkurt: “Po unë e kam nënshkruar”.

Ndërsa nga ASH për TV21 deklaruan: “Edhe gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve ne e kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj se jemi të gatshëm të bëjmë Qeveri pa LSDM-në dhe pa BDI-në”.

Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë se si do të vazhdojnë më tutje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu