Kamberi për nënkryetar të Parlamentit të Serbisë, ja kush e propozon? (FOTO)

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandić, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke shprehur mbështetjen e saj për deputetin shqiptar Shaip Kamberi për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë.

Kandić ka vlerësuar se Kamberi është personi i duhur për këtë pozitë, duke theksuar se qëndrimi i saj nuk lidhet me përkatësinë apo mbështetjen elektorale, pasi ajo nuk ka votuar për të.

“Shaip Kamberi është deputeti i duhur për nënkryetar të Kuvendit Popullor të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar Kandić në X.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu