Më 15 tetor, shqiptarët kanë shansin historik të heqin qafe Ali Ahmetin (VIDEO)

Që nga ndryshimi i tekstit fillestar të Marrëveshjes së Ohrit, koalicionet e dëmshme për shqiptarët, vrasjet e dhe burgosjet e komandantëve të UÇK-së, rastet e montuara ndaj shqiptarëve, diskriminimi ekonomik…të gjitha këto mbajnë vulën e një personi: Ali Ahmeti. Kryetari i BDI-së jo vetëm që ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë kohës që nëpërkëmbeshin shqiptarët, por ekzistojnë dyshime për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në të shumtën e rasteve.
Së fundmi, duke parë rrezikun e humbjes në zgjedhje lokale, ai “bëri marrëveshje me djallin”. Koalicioni parazgjedhor me LSDM-në, vjen në kohën kur vetë BDI-ja i konsideronte si tradhtarë të gjithë shqiptarët që votuan LSDM-në, ndërsa për deputetët shqiptarët nga radhët e partisë së Zaevit, Ali Ahmeti kërkonte të bëhen analiza gjenetike. Nga ana tjetër, LSDM shfrytëzon BDI-në e plagosur dhe të kapur për bishti me bombat e papublikuara.
Sidoqoftë, kryetari i BDI-së ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti partiak nëse pëson disfatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. Është ky një shans historik për shqiptarët, për të dënuar të gjitha politikat e gabuara, nëpërkëmbjen dhe poshtërimin e përjetuar gjatë këtyre viteve./Rajoni.net/

VIDEO:

Më 15 tetor, shqiptarët kanë shansin historik të heqin qafe Ali Ahmetin (VIDEO)

Posted by Shkupipress.info Rajoni on Freitag, 13. Oktober 2017


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu