166 pasagjerë nga Gjermania u nisën sonte për në Shkup

Sonte rreth orës 18:30 nga Minheni i Gjermanisë u nisën 166 pasagjerë me aeroplan për në Shkup, nga gjithsej 800 persona të paraqitur në gjithë Gjemaninë.

Të gjithë personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët kërkuan nga Konsulata e RMV ne Minhen që të kthehen në vendlindje, nga që për shkak të situatës aktuale të virusit COVID-19, ishin të bllokuar në Gjermani.

Të gjithë pasagjerët ishin në përkujdesje të konsulit z. Rexhep Demirit i cili i ka menaxhuar të gjithë procesin e kthimit. Aeroplani pritet të mbërij sonte rreth orës 20.30 në Shkup, dhe do të jenë në karantinë shtetërore per 14 ditë.

Ditët në vijim, pritet që të nisen edhe nga qyteti i Berlinit dhe Bon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu