17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Kristo Papas, kardiologu shqiptar ka realizuar një operacion të rrallë në Londër, i cili ka zgjatur plot 17 orë. Papas punon në një prej spitaleve më të njohura në Londër, operacione të tilla janë të vështira dhe të rralla për rrezikun që kanë dhe shumë prej tyre janë me pasojë vdekjen.

“Një nga operacionet më të vështira në jetën time si kardiokirurg u realizua me sukses me ekipin tim. Kirurgjia e Aorte 35 Cm Arcu aortic Bypass Carotid succlavia, 17 orë operacion Royal Brompton Hospital”, ka shkruar Papas në Facebook.

Doktori është i njohur për ndërhyrje të rralla në botë të realizuara prej tij në Itali, Zvicër, Irlandë dhe së fundmi në Angli.

Doktori shqiptar është ndër më të kërkuarit në botë për operacionet e vështira të zemrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu