Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në 48,499 denarë, me një rritje nominale vjetore prej 7.1 përqind.
“Qëllimi i kësaj Qeverie është që deri në fund të mandatit të saj t’i afrohet pagës mesatare prej 1,000 eurosh ose pak mbi 60,000 denarë”, tha Mickoski.
Fundi i mandatit katërvjeçar të qeverisë aktuale është pranvera e vitit 2028, pasi ajo u formua pas zgjedhjeve të mbajtura në maj 2024.
Kryeministri deklaroi se gjatë muajve të fundit, përkatësisht në tre muajt e tremujorit të tretë – korrik, gusht dhe shtator – shpenzimet e jetesës u rritën nga 2,3 deri në 2,7%, ose pak më shumë se 2,5%, në kushtet kur mesatarja në Bashkimin Evropian është mbi 3,8% ose 25% më e ulët se ajo që është në rritje brenda Bashkimit Evropian.










