17-vjeçari u hodh nga ura, e ëma e parandjeu ngjarjen tragjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Librazhd.

Mësohet se i riu është vetëm 17-vjeç dhe është hedhur nga ura e “Bushtricës” në Librazhd para pak minutash.

Mësohet se i riu ishte nxënës në gjimnazin e Quksit është hedhur nga ura pak pasi ka mbaruar mësimin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se nëna e djalit i ka kërkuar mësueses të kujdeset për djalin pasi nuk ndihej mirë.

Por ngjarja e rëndë ka ndodhur dhe nuk është evituar pasi djali është hedhur nga ura duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.11.2017 në fshatin Qukës ka rënë nga Ura e Bushtricës dhe ka gjetur vdekjen shtetasi F.F., 18 vjeç banues në fshatin Qukës.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu