20 protestues shoqërohen nga policia pas tensioneve te Parlamenti, 9 efektivë përfundojnë në spital

Pasi deputetët dhe ministrat e mazhorancës u larguan me shpejtësi nga zona nën mbrojtjen e forcave të rendit, është bërë publik edhe bilanci i parë i ngjarjeve që degjeneruan në përplasje të forta para Parlamentit.

Situata e tensionuar, e shoqëruar me përleshje, përdorim të sprejit lotësjellës dhe hedhje uji me presion nga autobotët, ka sjellë pasoja për të dyja palët.
Sipas burimeve, deri në këto momente Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate 20 protestues.

Ndërkohë, nga përplasjet fizike janë lënduar edhe punonjës të policisë. Aktualisht, 9 efektivë janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu